Bankat rrisin fitimet ne fillim te vitit tejkalojne parashikimet
Fillimi i vitit 2012 ka rezultuar i mbarë për sistemin bankar në vend. Sipas të dhënave të paauditura të Shoqatës Shqiptare të Bankave, në muajin janar bankat kanë rritur fitimet me më shumë se 1,6 miliardë lekësh. Në të njëjtën periudhë të vitit 2011, sistemi bankar rezultonte me humbje me rreth 240 milionë lekë. Rezultatet financiare të sistemit bankar për këtë viti kanë tejkaluar kështu edhe parashikimet nga vet institutet.
Ky fillim shumë më pozitiv i vitit duket se i detyrohet pikërisht stabilizimit të kredive të këqija. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për muajin janar, kreditë me probleme arritën në 18.9% të totalit, nga 18.8% që ishte në fund të muajit dhjetor. Por pavarësisht se norma e kredive me probleme është në nivele të larta, rritja e tyre ka qënë më e kufizuar duke filluar nga muaji Shtator i vitit të kaluar.
Kështu, nëse nga Janari deri në Shtator të vitit 2011 kreditë me probleme u rritën me gati 4 pikë përqindjeje, që nga Shtatori e deri në Janar të këtij viti rritja ka qënë vetëm 0.5 pikë përqindjeje. Një rritje më e vogël e kredive me probleme do të thotë se bankat po shpenzojnë më pak për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë. Kjo tregon se përpjekjet e bankave për ta vendosur problemin nën kontroll kanë rezultuar efikase në një masë të madhe.