E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore zgjedh sot drejtuesin e ri

Banka Botërore do të ketë sot një drejtues të ri pas lënies së mandatit të presidentit aktual Robert Zoellick. Këshilli administrativ i BB do të mblidhet sot në Uashington për të emëruar presidentin e ri. Nga kandidatët më të favorizuar rezulton Jim Yong Kim, 52 vjecari mjek dhe antropolog me origjinë koreane, i kandiduar nga presidenti Barack Obama. Ndërsa rivalja e tij është një grua, ministrja e Financave Ngozi Okonjo Iëeala, 59 vjecare nga Nigeria. Mandati i presidentit akltual të BB përfundon më 30 qershor të këtij viti. Kandidati kryesor Kim duket se ka mbështetjen e amerikanëve, japonezëve, kanadezëve, rusëve dhe ndoshta edhe mbështetjen e europianëve, një maxhorancë kjo shumë e fortë. Nga ana tjetër Okonjo Iëeala, kandidatja e parë jo amerikane në presidencën e BB, për 25 vjet si drejtuese e financave nigeriane, ka mbështetjen e të gjitha vendeve emergjente, apo të ashtuquajturat BRICS. Objektivi i saj është përmbushja e paktit jo të nënshkruar, sipas të cilës presidenca e BB ka qenë e drejtuar nga amerikanët ndërsa FMN tradicionalisht ka qenë i destinuar nën drejtimin e europianëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›