Komisioni i Ekonomise miraton ligjin e akcizes
Miratohet në komisionin e Ekonomisë, mes debatesh ligji i ri për akcizat. Deputetët e opozitës votuan kundër këtij ligji, duke mos e pranuar deri në fund pikën, ku ai fikson detyrimin e një garancie që prodhuesit vendas duhet të parapaguajnë për prodhimet vendase. Sipas këtij ligji, bizneset duhet të paguajnë një garanci 100 për qind paraprakisht për akcizën e mallrave, që do të importojnë. Ligji i ri e lehtëson praktikën e pagesës së akcizës së produkteve, pasi mënyra e pagesës së garancisë është e shumëllojshme dhe mund të kryhet për cikle të caktuar.
Zëvendësministri Rushaj sqaroi edhe çështjen shumë të debatuar për parapagimin e garancisë mbi kazanët artizanalë të prodhimit të rakisë. Sipas tij, ligji ekzistues kishte masa dhe detyrime edhe më të forta për këtë kategori prodhuesish.
Në bazë të ndryshimeve në ligjin e akcizave, për produkte si birra, vera, rakia , taksa që do të paguhet në dogana do të jetë 20 për qind më e lartë.