E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Kombëtare greke: Çfarë ndodh, nëse vendi lë euron

ATHINE - Në një studim të Bankës kombëtare greke, përcaktohen efektet dramatike, që mund të shkaktojë dalja e Greqisë nga euro dhe kthimi i saj në monedhën kombëtare.

Sipas studimit, dalja nga eurozona do të shkaktonte recesion në masën 22% dhe papunësi në masën 34%, ndërsa zhvlerësimi i monedhës së re do të arrijë 65%.

Dalja e Greqisë nga euro (Grexit), do të ketë një ndikim të madh në standardet e jetesës së çdo qytetari grek, dhe do të shkaktonte një ulje në të ardhurat për frymë në të paktën 55%. Do të vihet re përkeqësim në kushtet e jetesës dhe vështirësi në furnizimin me mallrat bazë, veçanërisht me karburante dhe lëndë të para të nevojshme. 

Sipas autorëve të studimit, shteti do të detyrohet të përmbushë nevojat e tij financiare, duke krijuar kështu një spirale inflacioni, që do të arrinte fillimisht 30%.

Siç thuhet në raportin e Bankës Kombëtare, dalja nga euro do të shkaktonte vështirësi në qasjen e valutës së huaj. Prandaj, vendi do të shkelte detyrimet ndaj huadhënësve të tij.

Referuar ndryshimeve që mund të kryhen në Memorandumin e masave, ekonomistët kombëtarë, thonë se ndryshimet mund të përfshijnë zgjerimin e rregullimin e kohëzgjatjes dhe favorizimin e grupeve sociale më të dobëta që vuajnë nga kriza. Në çdo rast, ndryshimet kërkojnë vendimin e Samitit të BE dhe më pas ratifikimin nga parlamentet kombëtare. Prandaj, një ndryshim i tij do të jetë i arritshëm në qoftë se garantohet angazhim i besueshëm i zbatimit të reformave për arritjen e objektivave fiskale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›