E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat për Presidentin, PS refuzon kandidatin e PD

TIRANE- Sot kur pritet të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri, maxhoranca i ka propozuar opozitës zyrtarisht kandidatin e saj, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zagonjarin. 

Në një takim mes dy krerëve te grupeve parlamentare, Patozi e Ruci në Kryesinë e Kuvendit, opozita nuk dha konsensusin e saj në lidhje me kandidaturën e mazhorancës Xhezair Zaganjori. 

Edhe nëse palët  nuk do cojnë në Kuvend asnjë kandidat për president, ky raund quhet i realizuar.

PATOZI: PS REFUZOI KANDIDATIN, FUNKSIONOI SKEMA E RAMËS, NUK PATI NEGOCIATA
Ora 09:35-Pas takimit me Rucin, kreu i grupit të PD konfirmoi se PS e refuzoi kandidatin e mazhorancës, por shtoi se forca e majtë politike sot nuk kishte ardhur për negociata.

“Dita e sotme ishte filmi i xhiruar paraprakisht në selinë e PS që nuk ka lidhje me skemën e negociatave që zhvillohet në selinë e kryesisë së Kuvendit. Sot ne erdhëm shumë konkretisht me një propozim real që kishte të bënte me një kandidaturë dhe e dakortdësuar me të gjithë aleatët e PD, por sipas Ramës, PS nuk pranon noter të PD”.

Sipas Patozit, kandidatura e Xhezair Zaganjorit plotëson të gjitha kushtet për të qenë një president konsensual, ndërsa vuri në dukje se PS nuk di më cfarë kërkon.
“Kandidatura plotëson të gjitha kushtet për të qenë konsensual. Unë dua të theksoj një, gjë, kur ne nuk ishim teorikë na u thanë të jemi konkretë, tani që jemi konkretë na kthejnë sërisht tek teoritë, na thanë që nuk mund të votohet një kandidat i mazorancës”.

RUCI: KANDIDATI I MAXHORANCES ISHTE I NJEAMSHEM
ORA 09:27- Menjëherë pas takimit, kreu i grupit të PS-së, Ruci deklaroi se kandidati i PD-LSI është zgjedhur në mënyrë të njëanshme dhe se nuk mund të pranohet nga opozita.

“Propozimi i një kandidati në mënyrë të njëanshme nuk është një zgjidhje. Ky është qëndrim i njëanshëm i maxhorancës, në vend të kërkonin dialog e konsensus, ata zhvilluan monolog. Të presim çdo ndodh, në Kuvend”, tha Ruci më tej.

Ai shtoi më tej se, “Ne shpresojmë se mazhoranca do t’i bëjë thirrje koshiencës për të gjetur një kandidat konsensual”.

Nëse presidenti do të zgjidhej sot në raundin e parë të votimit, do të duheshin plot 84 vota, të cilat maxhoranca nuk i siguron dot, nëse nuk merr konsensusin e opozitës.

LAJMI VIJON

(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera  Kush është Xhezair Zaganjori? Presidenti, Zaganjori: Pranova të jem kandidati i PD-LSI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›