E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Popullore, 5 vjet ne treg

Banka Popullore pjese e grupit nderkombetar financiar Société Générale Group

Festoi dje 5-vjetorin. Ne kete ceremoni festive, moren pjese krijues dhe drejtues te bankes, kliente dhe bashkepunetore te saj, drejtues te sistemit bankar shqiptar, perfaqesues te institucioneve qendrore, te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane. Banka Popullore ka filluar aktivitetin e saj me 1 mars 2004. Brenda nje periudhe te shkurter, fale perkushtimit dhe profesionalizmit te stafit te saj, Banka Popullore arriti te behej faktor ne tregun bankar shqiptar, c'ka terhoqi vemendjen edhe te investitoreve te huaj, te interesuar per te qene prezent ne Shqiperi. Dhe ishte pikerisht gjiganti nderkombetar financiar Société Générale Group qe ne korrik te vitit 2007 beri pjese te rrjetit te tij edhe Banken Popullore, duke blere 75% te paketes se aksioneve te saj. Sot Banka Popullore, numeron mbi 500 punonjes, 41 dege dhe mbi 100.000 kliente. Banka Popullore-Société Générale Group eshte nje banke e orientuar drejt klientit, duke u sherbyer atyre me nje game te gjere produktesh, te pershtatura me nevojat dhe projektet e tyre. Banka Popullore- Société Généale zbaton strategjine e saj te rritjes me perfitim ,duke zgjeruar rrjetin e degeve pothuajse ne te gjithe territorin Shqiptar, duke i sherbyer kategori te ndryshme klientesh, duke permiresuar cilesine e sherbimit e duke punesuar dhe trajnuar profesionistet me te pergatitur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›