E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Qëndrore Europiane shton sinjalet për stabilizim të ekonomisë

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, theksoi sot në një konferencë shtypi se ekonomia "në zonën euro dhe më gjerë po shfaq më shumë sinjale stabilizimi". Periudha me rënie të madhe të ekonomisë mori fund, deklaroi francezi. Banka Qendrore Evropiane parashikon një rimëkëmbje "graduale" të ekonomisë, por "mbeten ende disa pasiguri", shtoi ai.
Në parashikimet e saj të reja, Banka mbështetet në një rritje të lehtë prej 0,2 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto në zonën euro vitin e ardhshëm, kundrejt një rënieje prej -0,3 për qind të parashikuar deri tani.
Për vitin 2009, Banka është treguar gjithashtu pak më tepër optimiste, me një recesion të vlerësuar në -4,1 për qind, kundrejt -4,6 për qind në qershor, mësohet nga shifra të njoftuara nga presidenti i saj.
Lidhur me ecurinë e çmimeve, ajo ka bërë parashikime për një rritje prej 0,4 për qind në vitin 2009, kundrejt 0,3 për qind deri tani dhe në 1,2 vitin e ardhshëm (kundrejt +1 për qind).
Sipas tij, niveli i vlerës së këmbimit vazhdon të jetë ai "i duhuri tani për tani". Më parë, këshilli i guvernatorëve ka vendosur "njëzëri" ta mbajë përqindjen kryesore në nivelin historik prej 1 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›