E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret sekretaren gjermane të Shëndetësisë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Gjermanisë, Marion Caspers-Merk. Gjate ketij takimi kryetarja e Kuvendit Topalli shprehu besimin ne mbështetjen e Gjermanisë edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Duke u ndalur tek shëndetësia, Kryetarja e Kuvendit falënderoi zonjën Caspers-Merk për mbështetjen konkrete të Gjermanisë në këtë fushë, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim midis 2 vendeve, të nënshkruar një ditë më parë. Kryetarja e Kuvendit, duke theksuar se shëndetësia do të jetë një prioritet në katër vitet e ardhshme, vlerësoi se mbështetja e Gjermanisë në këtë sektor por edhe aplikimi i përvojës gjermane do të ndikojë ndjeshëm në reformimin e këtij sektori sensitiv për jetën e qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›