Banka Qendrore Europiane sndryshon normen e euros
Për të pestin muaj në radhë bordi drejtues i Bankës Qëdrore Europiane ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit në minimumin e saj historik. Në takimin e mbajtur në Barcelonë, instituti i Frankfurtit ka deklaruar normën e interesit në nivelin e 1%. Lënia stabël e normës bazë të monedhës euro që nga muaji janar i këtij viti është vendosur për shkak edhe të një paqëndrueshmërie të situatës ekonomike në Europë.
Për presidentin e bankës, Mario Draghi perspektivat ekonomike në Eurozonë kanë pësuar një përkeqësim në javët e fundit ndërkohë që edhe në tregjet aksionere janë rikthyer tensionet. 2012 do të sjellë një rimëkëmbje graduale e mbështetur nga kërkesa e jashtme, nga normat e ulëta të interesit si dhe nga masat për rikthimin e besimit, por për guvernatorin e Eurozonës pasiguritë mbeten ende të larta.
Rimëkëmbja globale vazhdon shton Draghi, por papunësia vijon të kërcënojë rritjen ekonomike. Nuk ka kondradikta mes një pakti për rritjen dhe paktit fiskal ka shtuar kreu i Eurotower, duke theksuar rëndësinë për të ecur përpara me reformat strukturore të Eurozonës, reforma që sipas tij janë të ndryshme për vende të ndryshme duke shtuar se kanë elementë të përbashkët. Është i nevojshmë kompletimi i një tregu unik dhe rritje të konkurrueshmërisë për të ecur përpara ka thënë Mario Draghi. Për të rimëkëmbur llogaritë publike receta më e mirë është shkurtimi i shpenzimeve publike dhe rritja e taksave. Por ka theksuar ai, nuk duhet të shkurtojmë shpenzimet për investime pasi të inkurajsh biznesin dhe krijimin e vendeve të punës është thelbësore.
Politikat, ka shtuar Draghi, për një nxitje të konkurrencës në tregjet e produkteve, shtimin e pagave dhe përshtatjen e aftësisve të punësimit për bizneset promovon inovacionin, krijimin e vendeve të punës dhe shtimin e perspektivave ekonomike në një periudhë më të gjatë. Reformat në këta sektorë, shton kryeguvernatori i Eurozonës, janë kryesisht të rëndësishme për ato vende që kanë pësuar humbje të mëdha në terma të konkurrueshëmrisë së kostove dhe kanë nevojë për një stimulim të produktivitetit dhe përmirësim të performancës tregtare.