Bizneset per gjykaten administrative Ligji do ndihmoje bizneset e qytetaret

Funksionimi i Gjykatës administrative, është tashmë vetëm çështje kohe dhe jo më çështje konsensusi politik. Infrastruktura ligjore mori më në fund miratimin e plotë të palëve politike dhe bashkë me këtë u ligj u miratuan edhe kërkesat që bizneset kishin për gjykatën, që do të trajtojë posaçërisht cështjet e tyre. Ky institucion pritet të nisë punën në fillim të vitit 2013 dhe mbi të gjitha pritet të krijojë një klimë pozitive edhe tek investitorët.
Luan Bregasi, presidenti i Biznes Albania deklaron se ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit e bën atë më cilësor, duke përfshirë kërkesat konkrete që kishte komuniteti i biznesit.
Sipas Gjergj Buxhukut, përfaqësues iKonfindustrisë, nisja nga puna e gjykatës administrative do të lehtësojë trajtimin e çështjeve gjyqësore jo vetëm për bizneset, por edhe për qytetarët.
Projektligji për gjykatën administrative kaloi në seancën e fundit plenare me 122 vota pro.