Banka Qendroregreke optimistepër rimëkëmbjen
ATHINE- Kreu i Bankës Qendrore, Provopulos shprehu sot besimin se ekonomia greke do të rimëkëmbet së shpejti dhe se qeveria do të ndërmarrë cdo masë të nevojshme për të arritur sukses lidhur me problemet e borxheve.
“Nuk kam asnjë dyshim që qeveria greke do të ndërmarrë cdo masë të nevojshme për objektivat e saj fiskale në mënyrë që të garantohet qëndrueshmëria fiskale. Por do të nevojitet ende kohë për të bindur tregjet që të jenë të vendosur në arritjen e këtyre qëllimeve” tha Provopulos gjatë një fjalimi në një konferencë ekonomike të mbajtur këtë të hënë në Athinë.
“kam besim se qeveria do të implementojë të gjitha reformat e nevojshme strukturore si dhe do të vijojë me kryerjen e privatizimeve të nevojshme që janë pjesë e paketës ndihmëse” tha ai.
Kreu i Bankës Qendrore tha se kriza aktuale do të veprojë si një katalizator për ta kthyer ekonominë greke drejt prosperitetit të dikurshëm. Provopulos theksoi se vendi duhet të ulë deficitin buxhetor me rreth 5% të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit.
(e.n/News24/BalkanWeb)