Shiu i "jep një tjetër goditje" trafikut në Tiranë
Rreth 100 mijë automjete të reja dhe të vjetra në pjesën më të madhe të ditës, kryqëzohen tek sheshi “Skënderbej”, pika kryesore e Tiranës, pikë kjo e bllokuar për shkak të punimeve.
Pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme, akset para Muzeut Kombëtar, në kryqëzimin te rruga e "Durrësit" dhe segmentin prapa Bankës së Shqipërisë, ishte e pa mundur të kaloje pa pritur gati një orë, pavarësisht distancave tejet të vogla.
E si të mos mjaftonte kjo situatë, trafiku rëndohet më tej edhe nga mungesa e korsive të kthimit majtas, një kombinim të sinjalistikës së kthimit majtas dhe ruajtjes së korsive drejtvizore në të gjitha akset rrugore në kryeqytet, elementë këto të domosdoshëm teknikë për një trafik normal.
Problematike gjatë ditës së sotme ishin segmentet e rrugëve nga bulevardi "Zhan D’Ark", rruga e Kavajës, 21 Dhjetori, e Durrësit, Unaza e Re, segmenti i rrugës pranë shkollës "Teknologjike", etj.
Sipas ekspertëve të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet, skema e re e aplikuar nga Bashkia çorienton trafikun, dhe duket se edhe për dy vjet të tjera, vetëm 33 % e trafikut do të funksionojë normalisht, ndërsa 77 % e tij do të jetë i përfshirë nga një ngërç total.