Pesë anije turke "mësyjnë" nesër në vendin tonë
Këto anije do të qëndrojnë në vendin tonë deri më 25 Qershor, në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, midis Shqipërisë dhe Turqisë.
“Vizita e këtyre anijeve zhvillohet në kuadrin e planit të bashkëpunimit dypalësh me Flotën e Republikës së Turqisë për këtë vit, ku krahas këtij aktiviteti nga pala turke ka pasur dhe trajnime të personelit tonë të Rojes Bregdetare për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, kualifikime të kuadrove tanë në akademinë Detare të Turqisë, ndihma logjistike etj”, tha Komandanti i Forcave Detare te Shqipërisë, K/Admiral, Kudret çela.
Sipas tij, “vizita e këtyre anijeve është një vizitë njohëse, bëhet rregullisht midis dy vendeve anëtare të NATO-s ose jo anëtare, mbi bazën e marrëveshjeve respektive, kjo ndodh kudo në botë, dhe para se të vijnë këtu ata kanë qenë dhe në vende të tjera të NATO-s, është një vizitë rutinë, krejt normale, dhe ne me anijet tona kemi bërë vizita të tilla, kryesisht në vendet e Adriatikut”.
Gjatë ditës së nesërme pritet të vijnë 5 anije të Flotës Detare Turke, 3 nga të cilat do të bregëzohen në portin e Durrësit dhe 2 në portin e Vlorës. Ato janë të tipit Fregatë, konkretisht në portin e Durrësit do bregëzohen Fregatat TCG Kemal REIS(F-247), TCG GIRESUN(F-491) dhe anija ndihmuese TCG AKAR(A-580), ndërsa në portin e Vlorës do bregëzohen dy Fregatat TCG GAZIANTEP(F-490) dhe TCG Turgut REIS (F-241).
Duhet të sqaroj se Fregata të këtij grupi kanë marrë pjesë dhe më parë në operacionet e NATO-s në Adriatik dhe Jon. Personeli i përgjithshëm i këtyre anijeve përfshin rreth 1115 oficerë, n/oficerë dhe marinarë.