Banka e Amerikës, humbje prej 1 mld dollarë

Banka e Amerikës ka raportuar një humbje neto prej 1 miliardë dollarësh në tremujorin e fundit, nga korriku në shtator, humbje e cila ka qene me negative nga sa parashikohej.
Shifra në fjalë është krahasuar me përfitimin neto prej 3.2 miliardë në 3 mujorin e mëparshëm dhe me fitimin prej 1.2 miliardë në të njëjtën periudhe të vitit te kaluar.
Por drejtuesi i bankës, Kenneth Lewis, ka deklaruar se ndihet i inkurajuar nga sinjalet pozitive që janë regjistruar me parë, me rënien e nivelit të borxheve të këqija.
Banka e Amerikës është e katërta për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara që raporton rezultatet e saj në tremujorin e fundit.
Lajmi për humbjen e saj pritet të ndikojë negativisht në Evrope, si dhe të bëjë që Wall Street të regjistrojë rënie.