Gjermania, në 2010-ën del nga kriza

Ekonomia gjermane sipas Institutit për Studime Ekonomike del nga kriza në vitin 2010, por me ritme të ngadalta. Për vitin e ardhshëm ekspertët llogarisin me një rritje të ekonomisë në 1,2 për qind. Gjatë prezantimit të raportit të vjeshtës në Berlin, instituti kërkoi nga qeveria e ardhshme federale një kurs kursimi të ashpër. Në raportin e pranverës ishte parashikuar një rënie e ekonomisë me 0,5 për qind. Numri i të papunëve për vitin e ardhshëm pritet të jetë rreth 4,1 milionë. Ndërkaq Gjermania, një prej vendeve me programe ndihme të fuqishme, ka njohur 21% rritje në shitjen e makinave. Është rritur me 6.3% shitja e automjeteve europiane gjatë muajit shtator krahasuar me vitin e kaluar. Shitjet kanë njohur rritje në vendet ku qeveritë kanë zbatuar projekte ndihme për industrinë e automjeteve.