E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, fushatë për rritjen e arkëtimeve

Pagesat me këste duke bërë marrëveshje me konsumatorët e energjisë elektrike është strategjia e re që kanë zgjedhur drejtuesit e rinj çek për të rritur arkëtimet.
Pak kohe pas privatizimit të OSSH-së drejtuesit e rinj çek kanë nisur zbatimin e strategjive të reja me synim përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e arkëtimeve. Për këtë projekt është zgjedhur zona e Bathores pasi investimet që janë bërë në linjën ABC e bëjnë të pamundur ndërhyrjen në rrjet nga jashtë. Zgjedhja e kësaj zone për të zbatuar projektin është për faktin se Bathorja mbetet një prej zonave që kanë arkëtim më të ulët. Konsumatorëve do t'u ofrohet mundësia për të paguar në varësi të kushteve ekonomike. Pushteti lokal ka dhënë ndihmesën e tij në mënyrë që të evidentohen konsumatorët me vështirësi ekonomike. OSSH-ja mendon se kjo është e vetmja mundësi për të mos marrë masa drastike kundrejt konsumatorëve. Synimi i këtij projekti është që të rrisë komunikimin me konsumatorët por edhe që bashkë me faturën e përmuajshme të paguhen pjesë-pjesë dhe faturat e prapambetura të papaguara

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›