Banka e Francës: Duhet zhvlerësuar Britania, ka borxh më të lartë

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Francës, Christian Noyer, deklaroi se nëse agjensitë e vlerësimeve financiare kanë ndërmend të zhvlerësojnë vendin e tij, këtë mund ta bëjnë vetëm pasi të kenë zhvlerësuar Britaninë.
Së fundmi, kompania e specializuar e vlerësimeve financiare, “Standart & Poor”, paralajmëroi Parisin se norma e tij e kreditimit mund të reduktohet, si rezultat i krizës ekonomike që ka përfshirë Eurozonën.
“Britania ka një borxh shumë më të lartë, inflacion më të madh dhe zhvillim më të ulët se Franca. Është ky vendi që duhet të zhvlerësohet i pari”,tha Noyer .
“Standard & Poor” nuk e ka paralajmëruar asnjëherë Britaninë mbi mundësinë e një reduktimi të normës së saj të kreditimit.
Në një koment, Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, u shpreh: “Vlerësimet financiare i përkasin kompanive të specializuara për t`u bërë.