E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtari që i dha dokumentet Wikileaks del para gjyqit

Ushtari amerikan, i dyshuar se qëndron prapa zbulimit më të madh të dokumenteve sekrete amerikane, do të dalë sot para gjykatës.

Bredlli Mening, 23 vjeçar, pritet të ballafaqohet me seancën para-gjyqësore në Merillend, në afërsi të Uashingtonit në lidhje me akuzat se i ka dhënë dokumente sekrete Wikileaks dhe për këtë mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Në seancë do të vendoset nëse ai do të ballafaqohet me një gjykatë ushtarake.

Autoritetet amerikane dyshojnë se Mening në mënyrë të paligjshme ka shkarkuar mijëra kabllo të ndjeshme diplomatike të SHBA-së, të cilat përfundimisht u publikuan në faqen e internetit, Wikileaks.

Menining, i cili u arrestua në maj të vitit 2010, supozohet se ka shkarkuar dokumente ndërsa ishte në Irak. Avokati mbrojtës i tij thotë se publikimi i këtyre dokumenteve nuk ka shkaktuar dëm të madh në interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›