Banka e Shqiperise/ Lehtesohet kreditimi per individet
Vrojtimi i aktivitetit kreditues për 3-mujorin e dytë të vitit 2011 i kryer nga Banka e Shqipërisë, tregoi se standardet e kredisë vijuan të lehtësohen për individët dhe të shtrëngohen disi për bizneset.
Ekspertët e bankave kanë vlerësuar se konkurenca në sistemin bankar, gjendja e likuiditetit dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë ndikuan në kahun lehtësues të standardeve të kredisë për individët. Sipas qëllimit të përdorimit, standardet e kredisë me qëllim financimin e konsumit dhe blerjen e banesave kanë vijuar tendencën lehtësuese të nisur që prej 3-mujorit të katërt të vitit 2010.
Edhe kërkesa e individëve për kredi është vlerësuar në rritje, edhe pse në një shkallë më të ulët se në 3-mujorin e parë të të njëjtit vit. Ndërsa në segmentin e biznesit, faktorët me kontributin kryesor në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë, kanë qenë gjendja e huave me probleme dhe problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja.
Bankat bëjnë të ditur se shtrëngimi i standardeve u aplikua si për ndërmarrjet e vogla e të mesme, ashtu edhe për shoqëritë e mëdha.