Qeverisja vendore/ Shqiperia dhe Zvicra marreveshje te re bashkepunimi
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe Ambasadorja zvicerane Yvana Enzler kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi mbi forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri. Ambasadorja Enzler fillimisht është takuar kokë më kokë me ministrin Nishani dhe më pas kanë nënshkruar marrëveshjen në prani të mediave.
Projekti për decentralizimin dhe zhvillimin lokal synon të përmirësojë funksionimin e qeverisjes vendore në Shqipërinë e Veriut. Si ministri Nishani, ashtu edhe ambasadorja Enzler theksuan se bashkepunimi është i dobishëm, dhe nga faza e re që do të zbatohet nga Intercoorporation, do të përfitojnë nga përvojat e ekspertizat zviceriane bashkitë dhe komunat.
Sipas marrëveshjes së re, asistenca zviceriane do të shkojë drejt rritjes së kapaciteteve të bashkive dhe komunave në Shkodër e Lezhë, gjë e cila pritet të lehtësojë procesin e decentralizimit.
Rezultati kryesor që pritet është një eficence dhe efektivitet i përmirësuar i administratës në dorëzimin e shërbimeve publike nga bashkite e komunat. Në këtë program, ndarja e përvojave e praktikave më të mira është në nivel kombëtar në mënyrë që të përfitojnë edhe zonat e tjera të Shqipërisë.