Banka e Shqiperise beri thirrje per te shmangur kredite problematike ne rritje

Banka Qendrore e Shqiperise vleresoi se sistemi financiar dhe bankar i vendit jane te qendrueshem por sfida kryesore mbetet cilesia e kredive. Banka miratoi te merkuren nje deklarate per te informuar institucionet dhe publikun mbi rreziqet e mundshme qe kercenojne sistemin financiar te vendit.
Por Banka verejti se ne sektorin bankar po perkeqesohet cilesia e kredise sepse kredite me probleme u rriten ne 12.2 per qind te totalit. Nga rritja e rrezikut te kredive bankat ulen ritmin e dhenies se kredive te reja ulen afatin mesatar te maturimit dhe ulen kredite per konsum. Ndersa fondet rezerve per mbrojtjen nga rreziku i kreditit jane rritur me rreth 20 per qind - thuhet ne deklaraten e Keshillit Mbikeqyres.
Banka e Shqiperise u beri thirrje bankave te nivelit te dyte qe te forcojne mbikeqyrjen e cilesise se kredive dhe te shtojne fondet rezerve. Sipas saj bankat duhet te lokalizojne sektoret dhe kredimarresit e caktuar me probleme dhe nga ana tjeter te zgjerojne shumellojshmerine e portofolit te kredive.
Nga studimet e eksperteve mbi rezistencen e sektorit bankar doli se gjendja financiare e ketij sektori eshte e mire dhe perballon nje keqesim te mundshem te situates por nga ana tjeter sektori bankar shfaq tani nje ndjeshmeri me te madhe ndaj rrezikut te kreditit dhe levizjeve te pafavorshme ne kursin e kembimit.
Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise miratoi raportin e qendrueshmerise financiare te vendit ku theksohet se eshte ulur shkalla e rrezikut te sistemit financiar e atij bankar si nga ekonomia e brendshme e vendit ashtu edhe nga ekonomia rajonale dhe boterore.
Ne mbledhjen e Keshillit mbikqyres te Bankes se Shqiperise u vleresuan si faktore pozitive kryesore ulja e deficitit buxhetor e tregtar qendrueshmeria e kursit te kembimit ulja e presioneve inflacioniste dhe e normave te interesit.
Banka deklaroi po ashtu se likuiditeti ne tregun nderbankar eshte i pershtatshem per plotesimin e kerkesave afatshkurtra te bankave tregtare ndersa tregu financiar ka funksionuar normalisht.
Ekonomia shqiptare sipas Bankes Qendrore nuk pesoi presione negative nga ekonomia boterore ku situata po permiresohet me nje rritje 4.7 per qind dhe tregjet financiare jane me te qendrueshme..