E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekordi/500 mln dollare amerikane per ndertimin e 2000 km rruge te reja

13-10-2010 / Gazeta 55

Berisha Buxheti i 2011-es i perqendruar te infrastruktura. Kryeministri akuzon kryetarin e Bashkise Rama per trafikun ne kryeqytet


Permiresimi i infrastruktures rrugore per te shkurtuar kohen e cdo shqiptar qe banon ne cdo cep te Shqiperise per te ardhur ne kryeqytet eshte projekti kryesor dhe paresor mbi perparesite i buxhetit 2011. Keshtu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se radhes te mbledhjes se Keshillit te Ministrave. Ndertimi i rrugeve dhe asfaltimi i tyre ka qene tema kryesore e kryeministrit ne mbledhjen e qeverise duke i kerkuar ndjese ministrive dhe agjencive te tjera te vendit qe fondi me i madh i buxhetit te perqendrohet ne infrastrukturen rrugore. Sipas kryeministrit jane 91 komuna te vendit te cilat jane te palidhura me rruge te asfaltuar me akset kombetare dhe per te cilat nevojiten 2 000 km te reja. Deri tani jane asfaltuar rreth 7 mije kilometra. Nuk mund te leme njerin ne asfalt e bulevarde e tjetrin ne gropa e rruge me gure- tha Berisha. 500 milione dollare do te jete fondi qe do te vihet ne dispozicion per infrastrukturen rrugore e cila do te ndihmoje ne realizim e premtimit te shkurtimit te distances te cdo qosheje te vendit me Tiranen. Primare do te jete perfundimi i rruges se Arbrit dhe tuneli Tirane- Elbasan. Berisha u ndal dhe ne fushaten sensibilizuese per procesin e liberalizimit te vizave.


Berisha akuzon kryetarin e Bashkise Rama per trafikun ne kryeqytet. 12 vjet ne bashkine e Tiranes dhe sndertoi asnje parking per te lehtesuar trafikun


Gjithashtu kryeministri Berisha akuzoi kreun e bashkise se Tiranes Edi Rama se nuk ka bere asgje ne lidhje me trafikun ne kryeqytet. Sipas tij trafiku mbetet nje problem mjaft shqetesues duke theksuar se Tirana eshte kryeqyteti i vetem ne Europe qe nuk ka parking. Sipas Berishes Rama u perpoq tia hedhe fajin qytetareve por ne fakt eshte ai fajtori i vertete pasi nuk ka ngritur asnje parking. Kryeministri premtoi se qeveria do te kontribuoje per ngritjen e vend qendrimeve te makinave jo vetem ne kryeqytet. Gjeja me e paimagjinueshme eshte qe nje kryeqytet me 800 mije banore te mos kete qofte dhe nje parking te vetem. Zoteria e tij ka 12 vjet ne Tirane dhe ska ndertuar nje parking nga fondet me partneritet apo si te doje por dhe toke publike mund te gjejme dhe ne parkinge do ndertojme. Do te ndihmohet per te ndertuar me urgjence nje parking. Do te merremi ne menyre te posacme me ceshtjen e parkimit. Atyre u ka ngelur ora i trajtojne qytetet njelloj si para veturave. Kudo nuk mund ta leme ne ne dore te pergjegjshmerise apo papergjegjshmerise tani doli. I tha qytetareve e keni ju fajin se nuk ka rruge- deklaroi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›