E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretaria e shtetit Klinton premtoi se do punoje per nje njohje me te gjere nderkombetare te Kosoves

Sekretaria amerikane e shtetit Hillari Klinton u prit si nje heroine nga qindra banore te Prishtines nderkohe qe ajo ndaloi autokolonen e saj para nje statuje gati 4 metershe ku nderohet bashkeshorti i saj ish presidenti Bill Klinton pergjate bulevardit qe mbane emrin e tij.

Admnistrata Klinton respektohet ne Kosove per shkak te perkrahjes se fushates ajrore te NATO-s me 1999 qe i dha fund nje shtypjeje brutale te forcave serbe ne Kosove dhe vuri shumicen shqiptare ne rruge drejt pavaresise.

Gjate bisedimeve me Kryeministrin Thashim Thaci dhe zyrtare te tjere sekretaria e shtetit u zotua se do te vazhdoje perkrahjen politike te Shteteve te Bashkuara dhe perpjekjet per nje njohje me te gjere nderkombetare dhe per antaresim te plot ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.

Ne nje konference te perbashket shtypi me kryeminsitrin Thaci zonja Klinton tha se se do te niset per ne Bruksel ndalesa e saj e fundit e turneut te saj 4 ditor ne Evrope me nje liste te vendeve qe Shtetet e Bashkuara do te perpiqen ti bindin per njohjen e qeverise se Prishtines.

Rreth 70 vende bashke me shumicen e vendeve kryesore te Bashikmit Evropian e kane njohur shpalljen e e pavarsise se Kosoves nga Serbia ne shkurt te vitit 2008. Sekretaria Klinton tha se numri do te rritet pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtsise qe mbeshteti ligjshmerine e shpalljes se pavarsise.

Ne mendojme se eshte shume i rendesishem vazhdimi i shtimit te numrit te vendeve qe do ta njohin pavarsine e Kosoves posacersiht pas mendimit te Gjyaktes Nderkombtare te Drejtsise qe ne besojme se zgjidhi ceshtjen e pavarsise nje here e per gjithmon. Une besoj gjithashtu tha zonja Clinton se qendrimi qe ka mbajtur qeveria e Kosoves meriton admirim dhe perkrahje nga mbare bota. - tha ajo

Sekretarja Klinton e cila para arritjes ne Kosove vizitoi Beogradin e mirepriti angazhimin e Serbise per te respektuar thirrjen e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per hapjen e nje dialogu me ish krahinen e saj megjithese Presidenti Serb Boris Tadic e rikonfirmoi qendrimin e qeverise se tij per mosnjohjen e pavarsise se Kosoves.

Duke qendruar perkrah zonjes Klinton kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtsise dhe rezoluta e OKB-se duhet ti japin fund cdo debati rreth legjitimitetit te vendit te tij. Ai shtoi se Kosova eshte gati te hyje ne bisedime me Beogradin me pozita te barabarta.

Ne po shohim se tani po hapet nje kapitull i ri po hapet nje faze e re ne marredheniet midis Kosoves dhe Serbise. Kapitulli i ardhshem i bashkepunimit midis dy vendeve tona eshte hapur. Tani ka ardhur koha per te mbyllur konfliktin e me teper se nje shekulli midis Kosoves dhe Serbise. Tani eshte koha per bashkepunim dhe ardhmeri. - tha ai

Zonja Klinton balancoi perkrahjen e saj politike per qeverine e Kosoves me nje gjest karshi pakices serbe te Kosoves e cila viteve te fundit eshte paksuar.

Zonja Klinton shkoi ne enklaven serbe te Gracanices dhe vizitoi nje manastir ortodoks te shekullit te 14-te ku kleriku kryesor i tij u ankua para zonjes Klinton se Kosova po pengon kthimin e serbeve te cilet u larguan nga gjate trazirave.

Zonja Klinton i tha kryetarit te Komunes te Gracanices se ruajtja e trashigimive kulturore dhe fetare jane thelbesore per qendrushmerine afatgjate te Kosoves.

Une besoj se e vetmja menyre per perparimin e plote te Kosves arrihet atehere kur Serbet e Kosoves e shohin nje te ardhme te sigurt dhe paqesore per ta ne kete vend. Juve dhe te gjithe kryetaret dhe zyrtaret e te gjitha komunave serbe qe po perpiqeni te krijoni nje arthmeri ketu keni perkrahjen e fuqishme te Shteteve te Bashkuara

Zonja Klinton tha se do te perpiqet per integrimin e plote te vendeve ballkanike gjate tikimit te saj ne Bruksel me shefen e politikes se Jashtme te BE Catherine Ashdon dhe ne takimin e ministrave te mbrojtjes te NATO-s dhe minsitrave te Jashtem qe do te zhvillohen neser.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›