E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja e Shtetit Klinton SHBA do punoje per Kosoven derisa te integrohet ne NATO dhe BE- bisedimet me Serbine si ndermjet dy shteteve fqinje

13-10-2010 / Gazeta 55

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton mberriti sot ne mengjes ne Prishtine ku i percolli autoriteteve te larta shteterore mesazhe te forta te Washingtonit per vazhdimin e procesit te reformave me qellim integrimin ne strukturat euro-atlantike. Gjate takimit me kryeministrin Thaci Klinton tha se Kosova dhe Serbia duhet te bisedojne si dy shtete e fqinje dhe se ne asnje menyre nuk duhet te ceket integriteti territorial


Sekretarja e Shtetit Amerikan Hilari Klinton i adresoi Kosoves mesazhe te fuqishme ne emer te saj dhe Presidentit te SHBA Barak Obama. Duke u fokusuar ne shtetin e ri zonja Klinton ne nje konference te perbashket me kryeministrin Thaci ne Prishtine theksoi se Kosova e ka te nevojshme vendosjen e dialogut ne Rajon dhe se kjo duhet bere dhe ne rastin e Serbise. Por sic tha Klinton ne asnje rast nuk duhet te bisedohet integriteti territorial sipas saj kjo eshte nje ceshtje e mbyllur por te diskutohet mbi ceshtje te tjera te vlefshme per te dyja vendet. SHBA ka mbeshtetur shtetit Sovran ne kemi mirepritur vendimin keshillimor te GJND qe mbeshteti pavaresine e Kosoves. SHBA tani inkurajojne dialogun per stabilitet dhe paqe kjo vlen dhe per Serbine. Theksoj se integriteti territorial nuk do te diskutohet. Mirepo dy vende fqinje kane nevoje per dialog ne keto bisedime mund te keni mundesine per te biseduar nevojat per ceshtje si tregtia etj kjo nuk eshte e lehte dhe ne e kuptojme kete ka shume vende qe kane histori te gjata. Por ne tani bashkepunojme bejme tregti shpresojme qe ne te ardhmen ti forcojme me shume tha Klinton. Sekretarja Amerikane e Shtetit theksoi se vizita e saj ne Kosove u mireprit dhe nga Presidenti Obama dhe bashkeshorti i saj Bill Klinton. Dua tju falenderoj per mikpritjen jam shume e gezuar qe jam ketu ne emer te Obames por edhe personalisht si anetare e nje familje qe eshte shume e perkushtuar per te ardhmen e ketij vendi. Me vjen shume mire per mua personalisht eshte nje nder i madh. Sipas zonjes Klinton edhe Presidenti I SHBA dhe ajo personalisht do te ndihmojne ne stabilitetin e rajonit te Ballkanit. Obama dhe une jemi gati te ndihmojme shtetet e rajonit. Bill Klinton eshte shume i lumtur per kete vend ai ndihmoi qe ky vend te jete i lire. Jemi te nderuar te jemi miq dhe partneret tuaj. Ju falenderoj qe jeni sfide e kesaj sfide te perbashket. Por sic vuri ne dukje Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton Kosova tani ka nevoje te forcoje shtetin te punoje ne kete drejtim me qellim rritjen e ekonomike dhe integrimin ne BE dhe NATO. Sipas saj zgjedhjet e parakohshme jane nje kusht qe Kosova te tregoje se vlereson mbeshtetjen e SHBA. Si nje shteti ri Kosova duhet te beje shume gjera te shijoje traditen ne demokraci dhe te konsolidoje institucionet me qellim rritjen e ekonomise dhe me nje plan transparent te privatizoje ndermarrjet shteterore. Beni zgjedhje te reja te lira dhe demokratike dhe SHBA do te vazhdoje te mbeshtese qeverine dhe popullin e Kosoves. Ne mbeshtesin gjykimin se ekonomia e Kosoves do te zhvillohet. Do mbeshtesim Kosoven dhe per integrimin e Kosoves ne NATO dhe BE do punojme derisa Kosova te integrohet tha Klinton ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin Hashim Thaci. Nderkaq nga ana e tij kryeministri Hashim Thaci falenderoi Klinton ne emer te institucioneve te vendit dhe shtoi se suksesi i Kosoves eshte i lidhur me SHBA-te dhe zonjen Klinton personalisht. Thaci deklaroi ne konference per shtyp se e njoftoi Sekretaren e Shtetit Amerikan per te arritjet e vendit. Ne jemi duke ndertuar Kosoven si shtet demokratik dhe shume etnik po ashtu Kosova eshte duke bere reforma te thella si ne politike legjislacion ekonomi etj. Ne kemi bere hapa shume ne fushen e integrimeve etj pra jemi shume te bindur se SHBA-te do ti kemi perkrahese. Sipas kreut te qeverise Kosova ka hyre ne faze te rendesishme te konsolidimit dhe formimit te shtetit ndersa theksoi vullnetin e Kosoves per bashkepunim ne rajon. Ju falenderoje per mbeshtetjen tuaj ne te gjitha hapat e zhvillimit. Kosova gjithmone ka pasur vullnet ne ndertimin e raporteve te mira me te gjithe fqinjet si me Mal te Zi Maqedonine Shqiperine dhe kemi vullnetin qe raporte te tilla te ndertojme edhe me Serbine si dy shtete te barabarta per integrime ne BE- u shpreh ai. Kryeministri tha se vendimi i GJND-se dhe mirepritja e ketij vendimi nga Asambleja e Pergjithshme ka hapur nje kapitull per te permbyllur nje konflikt shumeshekullor me Serbine. Dialogu eshte ne sherbim te paqes dhe stabilitetit per Kosoven dhe Serbine por edhe rajonin. Besoj se dialogu do te permbyllet me nje sukses per te dyja vendet per integrime ne BE- deklaroi me tej kryeministri i Kosoves Hashim Thaci.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›