Banka e Shqipërisë ul në 3.5 % normën e interesit

31-07-2013 / Gazeta 55
Fullani: Kjo ulje ndikon në nxitjen kreditimit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi raportin tremujor të veprimtarisë së saj. Pasi u njohe me zhvillimet sa i takon politikave fiskale ky këshill vendosi uljen e normës bazë në 3.5%, pra me një ulje prej 0.25%.
Guvernatori i i Banksës së Shqipërisë, Ardian Fullani shpjegoi se kjo ulje ndikon në nxitjen kreditimit.
Sipas tij, kjo krijon hapësira për një korrektim më të shpejtë të financave publike.
Gjithashtu, në bazë të kësaj analize, për Fullanin, stabiliteti makro-ekonomik e financiar mbetet i qëndrueshëm.
Por, ndërkohë, sipas tij, në gjashtë mujorin e parë borxhi publik arriti 63% të PBB-së.