E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manipulimi i Lezhës, Kolegji Zgjedhor pranon ankimimin e PD: Rinumërim për 10 kutitë e kontestuara

31-07-2013 / Gazeta 55

Kolegji Zgjedhor pranon akimimin e Partisë Demokratike për Lezhën dhe vendos rinumërimin për 10 kutitë e saj.
Në mbledhjen e sotme, Kolegji vendosi që rinumërimi të nise në ambientet e Gjykatës nga katër grupe rinumërimi dhe do të nisë sot në orën 15.00.
Në kërkesën ankimore të PD-së, thuhet se Kolegji duhet të rinumërojë të gjitha kutitë për shkak të parregullsive që kanë ndodhur në këtë zonë. Hapjen e kutive e bëri më parë edhe KQZ, ku rezultoi se PD-ja e rriti diferencën e saj nga 39 vota që ishte, në 740 vota.
“Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht, të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, t’i rivlerësojë e rinumërojë Kolegji e t’i fusë në rezultat”, thuhet në kërkesën e PD-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›