Banka e Shqipërisë ul normën e interesit me 0.5 për qind
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, njoftoi sot se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka ulur normën e interesit me 0.5 përqind. Fullani sqaroi se kjo masë krijon premisa për një reagim pozitiv nga ana e sistemit bankar në drejtim të punës së përqindjes së interesit si dhe vlerësohet si një hap për të mbështetur ekonominë me kredi
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, njoftoi sot se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka ulur normën e interesit me 0.5 përqind, një masë të cilin ai e quajti si shumë të rëndësishme pasi nxit ekonominë shqiptare.
“Në këto kushte norma bazë e interesit sot arrin në 5.75 për qind”, tha të mërkurën në një konferencë për shtyp Guvernatori Fullani, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së.
Fullani sqaroi se kjo masë krijon premisa për një reagim pozitiv nga ana e sistemit bankar në drejtim të punës së përqindjes së interesit si dhe vlerësohet si një hap për të mbështetur ekonominë me kredi. Por nga ana tjetër, shtoi ai, kjo masë ndihmon në konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar të vendit.
“Nëpërmjet këtij vendimi krijohen shanse reale për aktivitetin ekonomik të vendit”, tha z. Fullani, duke shtuar se ajo është në kontribut i drejtëpërdrejtë dhe në rrëzimin e efekteve negative që vijnë nga kriza ndërkombëtare si dhe ndihmon qëndrueshmërinë e mëtjeshme të ekuilibrave ekonomikë të vendit.
“Banka e Shqipërisë do të punojë për konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar”, tha ndër të tjera Guvernatori Fullani, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, që mori në shqyrtim zhvilimet e ekonomisë në vend.
(d.b/BalkanWeb)