E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen në familje fëmijët me aftësi të kufizuar

Janë 16 fëmijë me aftësi të kufizuar që do të rikthehen në familjet biologjike pas trajtimit që kanë marrë në qendrat shtetërore të posaçme për këtë kategori. Drejtori i SHSSH tha se ketu hapen vende te lira per te tjere femije 

TIRANE- Janë16 fëmijë me aftësi të kufizuara, të trajtuar për rreth 10 vjet në qëndra zhvillimi, të cilët janë kthyer së fundmi në familjet biologjike.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço, tha se largimi i kësaj kategorie sociale nga qëndrat e zhvillimit, përveçse mundëson rimarrjen e tyre prej familjarëve dhe trajtimin si pjesë integrale e familjes së cilës i përkasin, krijon edhe hapësira për frekuentimin e qendrave nga persona të tjerë me aftësi të kufizuar të moshave më të hershme.
Fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët trajtohen prej shumë vitesh në Qendrat e Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuara (PAK) dhe që ndërkohë nuk kanë marrë zhvillimin e duhur, konsiderohen një problem nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), i cili sqaron se shërbimi në këto institucione synon vetëm rehabilitimin dhe arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ndërkohë, Drejtori Naço, i bën thirrje familjeve biologjike që të largojnë kompleksin e turpit për të mbajtur mes tyre një fëmijë më paaftësi si dhe ta konsiderojnë atë të barabartë me pjesëtarët e tjerë të familjes së cilës i përket.
Gjatë vitit 2008 janë trajtuar 487 persona me aftësi të kufizuar, 338 në institucione publike, 79 ditore dhe 149 nga OJF-të.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›