Banka e gjakut në Fier, mjekët: Spitali ka nevojë për gjak

Banka e gjakut në Fier jep alarmin se në këtë qytet nuk ka mjaftueshëm rezerva gjaku. Edhe pse e quajnë verë të suksesshme sepse janë përballuar operacionet kryesisht të lënduarit në aksidentet, bankës së gjakut të Fierit i është dashur bashkëpunimi me bankat e Lushnjes dhe Vlorës për të përballuar fluksin e të sëmurëve.
Talasemikët janë kategoria e parë kanë nevojë për transfusion dhe në disa raste edhe për këtë kategori ka qënë i vështirë sigurimi i mbijetesës. Mjeku Dashamir Banaj shprehet se ka rënë ndjeshëm edhe numri i dhuruesve vullnetar gjë që vështërson edhe më tej situatën.
Bluzat e bardha por në anën tjetër edhe kryqi i kuq shqiptar apelojnë për popullatën për të dhuruar gjak për shkak se vera është një nga sezonet më të shtershme të bankës së gjakut. Edhe pse operacionet emergjente në Fier janë përballuar, mjekët thonë se situata nuk është optimale dhe për këtë duhet të merren masa.
Ndërkohë edhe më një vendim të veçantë të ministrisë së shëndetësisë edhe bluzat e bardha janë apeluar të bëjnë dhurime në rast se është e nevojshme. Në Fier, puna ka filluar dhe javën e ardhme do të jenë autoritet shëndetësore dhe mjekët të cilët do të dhurojnë gjak për rritjen e njësive të gjakut duke qënë se në shtator kryhen majft operacione të cilat janë lënë pezull përgjatë verës për shkak të temperaturave të larta.