E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi nuk ka kontratë me konsumatorin

Shpresa Mezini

Ankohen qytetarët: Nga shtatori 2011, faturat pesëfish më shumë, sia dalim dot

Problemi - Faturat e ujit paguhen për çdo muaj, ndonëse nuk ekziston asnjë dokument, kontratë mes individit dhe Drejtorisë së Ujësjellësit

Ccmimi - Prej shtatorit të vitit 2011 paguajnë 4 apo 5 herë më shumë në krahasim me muajt e para shtatorit të vitit të kaluar

Statistikat - Sipas të dhënave, çdo ditë në Drejtorinë e Ujësjellësit regjistrohen 80-85 qytetarë, të cilët ankohen për çmimin e ujit,

Ankesa - Në korrik fatura erdhi 5800 mijë lekë të vjetra, këtë muaj 35 mijë. E di që çmimi është rritur, por jo të vijë fatura pesëfish

Shpresa Mezini

Faturat e ujit paguhen për çdo muaj, ndonëse nuk ekziston asnjë dokument zyrtar, kontratë mes individit dhe Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, që njeh detyrimet apo të drejtat e palëve. Sportelistet në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizmeve sqarojnë se nuk ka një kontratë të mirëfilltë që të njohë detyrimet që ka individi ndaj institucionit apo anasjelltas. Sipas tyre, libreza e faturave të ujit shërben edhe si kontratë. Por, në librezën e ashtuquajtur kontratë sipas kësaj drejtorie, nuk ekziston asnjë pikë që të parashikojë qoftë edhe të drejtën për tu ankuar në rast se pagesa që duhet të kryejë individi përputhet me konsumin mujor.

Që këtu nis problemi, për të vijuar më tej me mbifaturimet që po bëhen padrejtësisht ndaj taksapaguesve shqiptarë, të cilët prej shtatorit të vitit 2011 paguajnë 4 apo 5 herë më shumë në krahasim me muajt e para shtatorit të vitit të kaluar. Kështu, prej afro një viti, kryefamiljarët janë të detyruar të paguajnë faturën e ujit, ndonëse çmimi nuk përputhet me konsumimin faktik të tyre, vetëm e vetëm që të mos përballen me kufizime nga ky institucion. Nëse nuk paguan faturën e ujit, ndëshkohesh me gjobë, ndërsa nuk furnizohesh më me ujë deri në momentin kur të shlyesh detyrimet ndaj shtetit, pasi sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve, ky veprim konsiderohet si krim. Por, nga ana tjetër, kur ndëshkohen xhepat e qytetarëve, ky institucion e heq përgjegjësinë nga vetja, madje ndaj tij qytetari nuk ka forcë të marrë masa, përkundrazi ul kokën e paguan. Sipas të dhënave, çdo ditë në Drejtorinë e Ujësjellësit regjistrohen mesatarisht 80-85 qytetarë, të cilët ankohen për çmimin e ujit, ndërsa në shërbim të tyre është vënë në dispozicion një sportel i vetëm. Radhët që krijohen në këtë sportel fillojnë në ambientet e brendshme për të përfunduar në shkallët e jashtme të institucionit, për orë të tëra, pa ndalim.

Kam 4 vjet që nuk jetoj këtu, jetoj në Angli. Maksimumi kam ndenjur këtu 2-3 muaj, maj-korrik. Kur e pashë faturën, u habita, se unë tani në fund të muajit kam ardhur. Ne nuk kemi mundësi ta harxhojmë këtë sasi uji. Për shumë muaj fatura na ka ardhur me shumën 0000, ska për të paguar, për shkak se shtëpia ka qenë e mbyllur, ndërsa në muajin gusht, na ka ardhur 33 mijë lekë të vjetra. Kjo është e padrejtë. Shtëpia ka qenë e mbyllur. Kam qëndruar në Tiranë vetëm një javë, tha Mimoza Xhaferri, një nga qytetaret që kishte zënë radhën që në orën 07:30 të mëngjesit.

Si zonja, në radhë ishin edhe shumë të tjerë. Pretendimi i tyre është i njëjtë, përveç çmimit që është rritur dhe taksës së pastrim-gjelbërimit që i është bashkangjitur asaj, ka mbifaturim të ujit, çka e katërfishon pagesën që duhet të kryejnë ato.

Nga personat që ishin rreshtuar për një, në pritje për ti komunikuar sportelistes shqetësimin e tyre, rezultonte se në 12 raste faturat e tyre shënonin vlera nga 25-50 mijë lekë të vjetra, vetëm gjatë muajve prill-gusht, fakt që lë për të dyshuar.

Ka disa muaj që UKT-ja ka filluar tua fusë më top faturave, njësoj siç po bën CEZ me kilovatët e energjisë. Muajin e kaluar më erdhi në rregull fatura 5 mijë 800 lekë të vjetra, kurse këtë muaj më erdhi 35 mijë. E di që çmimi është rritur, por jo të vijë fatura pesëfish. Kjo është hata e madhe! Shteti ti thërrasë mendjes. Skemi ku ti gjejmë lekët, tha Hasan Mema, një tjetër qytetar i shqetësuar për faturën që i ka mbërritur në shtëpi.

Më ka ardhur uji më shumë se dritat. Rritja e çmimit për mua nuk është e arsyeshme. Mbi të gjitha këto çmime vihen njëanshmërisht. Unë e mora vesh vetëm kur më erdhi fatura. Më ka ardhur 33 mijë rreth 90 m3. Nuk jam i qartë me sasinë e ujit të harxhuar. Më duhet të shoh sahatin.

Banoj në Laprakë te pallatet e turqve dhe kam ardhur të paguaj ujin. Sapo ma kthyen faturën nga 37500 në 43200, sepse paska pasur faj kompjuteri. Ne më përpara kemi paguar nga 7-8 mijë, 11 mijë apo 16 mijë lekë të vjetra. Për një buxhetor, këto çmime që po rriten me shumëfishin e tyre, nuk përballohen dot. Rritet uji, dritat, telefoni, taksa e pastrimit. Nuk besoj se kemi harxhuar këtë muaj më shumë ujë, sepse ne, të njëjtët persona jemi në shtëpi, tha Njazi Metaj.

Përballë këtyre shqetësimeve të panumërta që përcjellin qytetarët shteti hesht, Drejtoria e Ujësjellësit e kalon përgjegjësinë në një kurriz tjetër, jo në të vetin, ndërsa sportelistja krejt indiferente i përcjell pa pikën e edukatës, me një fjalor zhargon, duke i thënë që nuk është ajo personi që mund ti ndihmojë.

Ujësjellësi nuk ka kontratë me konsumatorin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›