E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka me e madhe europiane paguan gjoben

Banka më e madhe në Europë HSBC ka konfirmuar se do të paguajë një gjobë prej 1,9 miliardë dollarësh autoriteteve amerikanë.
Nga një raport hetimi një vjecar nga nënkomiteti hetimor i përhershëm i senatit amerikan, një organ konsensual që mbikqyr parregullsitë financiare, thuhet se përmes kësaj banke kanë kaluar shuma të mëdha parash të grumbulluara nga kartelat meksikane të drogës.
Gjithashtu në raport citohet se banka kishte bërë biznes me firma të lidhura me terrorizmin dhe kishte anashkaluar sanksionet financiare amerikane ndaj disa shteteve.
Nga hetimi u zbulua se si kontrollet e dobëta në këtë bankë e kanë bërë më të cënueshme për pastrimin e parave nga e gjithë bota.
Shefi ekzekutiv i HSBC, Stuart Gulliver ka deklaruar se pranojnë përgjegjësinë për gabimet e kaluara. “Ne e kemi thënë që na vjen thellësisht keq për to dhe e përsërisim edhe sot. HSBC e sotme është tërësisht një organizatë tjetër nga ato që kanë bërë këtë gabim,” ka thënë ai për agjencinë Reuters.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›