E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ vendim per te ardhmen e aktivitetit ne Shqiperi

Kompania çeke e shërbimeve energjitike në vend, CEZ Shpërndarje” do të marrë vendimin përfundimtar brenda këtij viti nëse do të qëndrojë në Shqipëri ose jo. Drejtori i përgjithshëm i CEZ Shpërndarje Jaroslav Macek, në një intervistë për të përdishmen çeke Hospodarske Noviny, ka deklaruar se kompania do të bëjë të ditur planin për tregun shqiptar deri në fund të muajit dhjetor, për të vijuar ose jo aktivitetin në Shqipëri. Kompania ceke ankohet për aplikimin e tarifave të ulëta, faturat e papaguara, vjedhjet e energjisë elektrike si dhe për taksat e çrregullta të cilat kanë bërë sipas drejtorit Macek, të pamundur arritjen e fitimeve. Ndërsa nga Tirana, shkruan artikulli, thuhet se performanca e dobët ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e CEZ Shpërndarje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›