E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i biznesit drejt tregut europian

Rruga më e sigurt për të rritur konkurrueshmërinë, punësimin dhe ekonominë është që industria, kryesisht fasone të arrijë ta bëjë të plotë në vend ciklin e prodhimit.

Aktualisht aktiviteti nuk e përmbyll ciklin e plotë..
Produktet ende nuk mund të quhen “Made in Albania”
Fasonët bashkëpunojnë me firmat e huaja nga ku marrin edhe lëndën e parë

Por në produktin final vendoset emri i firmës së huaj...

“Për të arritur standardet në tregjet europiane edhe në Shqipëri është i nevojshëm zhvillimi i clusterave.
Biznesi i grupuar është ende i pa zhvilluar në krahasim me vendet e tjera.
Ekspertët e huaj nuk mungojnë të japin leksione për sipërmarrësit vendas”.

Konsulenti në BE mendon se të integrohemi me sipërmarrjet europiane duhet të përmirësojmë disa gjëra.

“Disa gjëra duhet me patjetër të përmirësohet sic është cilësia dhe aftësia për të hyrë në tregun e jashtëm për të qenë shumë konkurrue. për këtë të gjitha institucionet e huaja, qeveritare dhe ato ndërmjetësuese sic është dhoma e tregtisë, shoqata e industrialistëve dhe agjencitë e zhvillimit duhet të luajnë një rol të madh në lehtësimin e kushteve të të bërit biznes”.

Drejtues të biznesit fason sqarojnë se mbyllja e ciklit të plotë në vend të produkteve kërkon financime të mëdha nga ana e tyre.

Nga ana tjetër drejtorja e agjencisë Aida thotë për Abcneës se kanë nisur hapat e parë të ndihmës ndaj SME-ve. Për nxitjen e inovacionit qeveria ka ofruar një fond prej 40 milionë lekësh.

Industria me fason ka njohur një zhvillim vitet e fundit, ndikuar dhe nga krahu i lirë i punës. Aktualisht në vendin tonë zhvillojnë aktivitetin e tyre mbi 400 ndërmarrje, ku janë punësuar rreth 100 mijë persona.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›