E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 prilli dhe Rama nga "Akshehiri"

Feti Zeneli
Akshehiri eshte vendlindja e Nastradinit, i njohur per anekdotat e tij te famshme ne te gjithe boten. Por duke degjuar motivet dhe makinacionet e kreut te Partise Socialiste per protesten e 30 prillit, s'ke si te mos mendosh qe shumica e fjalimeve apo deklarimeve te tij kane ngjashmeri me anekdotat e Nastradinit te Akshehirit. Sic dihet keto anekdota i pershkon ideja e perfitimit individual, egoizmit te shfrenuar dhe veprimeve banale te hoxhe Nastradinit. Ne shumicen e ketyre rrefenjave ai mundohet ta prezantoje veten si njeri i ditur e superior ne gjithcka. Dhe per kete ballafaqohet kryesisht me njerez te rendomte, tek te cilet i shkojne hilet, mashtrimet dhe genjeshtrat. Nastradini perpiqet qe qellimet t'i arrije duke u sjell, here si njeri popullor e here si prepotent, here si shkencetar e here si fallxhor; megjithese ne jo pak raste bie viktime e veprimeve, sajimeve dhe filozofimeve te tij spekulative. Por edhe kur humbet materialisht apo moralisht, mundohet te bind te tjeret se ka fituar (!?)...
"Njehere Nastradini u nis per udhe me karvanin. Ne mengjes te gjithe u hipen kuajve. I sjellin dhe Nastradinit kalin. Pasi futi kemben e djathte ne yzengji, ai kerceu dhe u kthye me fytyre nga vithet e kalit. "E-hej, ti! -i bertiten. -Ti i ke hipur se prapthi. -Jo, -kundershtoi Nastradini, - une jam ne rregull, por kali im eshte mengjarash".
Thirrja dhe konstatimi me i fundit, qe tregon se edhe Rama ia ka hipur se prapthi kalit te politikes shqiptare, vjen nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, nepermjet deklarates qe byroja e saj miratoi keto dite per nderprerjen e bojkotit parlamentar te opozites dhe respektimin e shtetit ligjor ne zgjidhjen e kerkesave te saj politike. Por edhe ne kete rast pergjigjja e kreut te PS-se eshte se, "une jam ne rregull, por kali im eshte mengjarash". Mbi bazen e kesaj logjike nastradiniane ai e shikon misionin demokratik te opozites te plotesuar tek protestat dhe jo tek Parlamenti. Sepse,grumbullime e protesta mund te organizosh edhe me rrena e mashtrime, kurse ne kuvendin e shqiptareve nuk mund te tregosh gjepura. Edhe mund te tregosh, pasi fjala eshte e lire, por zhvleftesohesh ne syte e njerezve e te te dale boja publikisht. Nuk mund te shkosh ne Parlament, sic mund te shkosh ne cdo fshat te larget te Shqiperise, fjala vjen, e te besh simpatizante apo mbeshtetes duke thene te paverteta per politiken, ekonomine, kryeministrin, kundershtaret politike, nderkombetaret, etj. Parlamenti dhe institucionet demokratike ne pergjithesi jane kuvende per politikane dhe jo vendtakime per llafazane. Nga ana tjeter, edhe Partia Socialiste nuk eshte nje "kale mengjarash", pavaresisht prejardhjes dhe historise majtiste te saj. Po keshtu edhe emernderrimet dhe reformimet e saj ne vitet e demokracise nuk jane "anekdota" te koheve moderne. Me te vertete ajo eshte trashegimtare e Partise se Punes, qe pushtetin e kishte marre dhe e mbante me "gryken e pushkes", por bashkejetesa demokratike dhe pluraliste funksionon mbi bazen e carmatimit militare dhe atij revolucionare. Nderkohe "rebelimi komunist i 1997-es" nuk mund te sherbeje me si nje shembull per t'u imituar, por si nje ngjarje per t'u distancuar. E njejta gje mund te thuhet edhe per "pushtetin hegjemon" te periudhes 1997-2005, i treguar me gisht nga te kater anet e botes per korrupsion, vjedhje votash, nepotizem, diletantizem, varferi, pasiguri e keshtu me radhe.
Socialistet shqiptare, pavaresisht trashegimise se keqe moniste dhe disa sjelljeve te padenja ne vitet e pluralizmit, perfaqesohen sot ne nje force te rendesishme politike, e cila aspiron per integrimin evropian te popullit dhe vendit tone. Tentativat e Rames per ta shnderruar PS-ne ne nje "kale mengjarash" jane, jo vetem ne kundershtim me interesat e qytetareve shqiptare, por edhe te anetaresise se gjere socialiste. Pjesa derrmuese e anetaresise socialiste nuk mund ta vene me sot "politiken ne plan te pare" dhe te japin "dite nga ditet e tyre" per te parin e Partise. Ata nuk mund te impresionohen ne kete qendrim as nga perzgjedhja e "cunave te Bllokut" ne krye te PS-se, si per t'u kujtuar "amanetin" e Enver Hoxhes, qe "te ruajne si syte e ballit..." te shkuaren. Kjo eshte arsyeja qe rreshtat e protestuesve nuk po mbushen me anetare e simpatizante te partise por me mercenare te "parise". Eshte fjala per parine e pallateve, e krijuar sipas stilit "nje pallat, nje vote" , sic ka thene Meta, gjate viteve qe Edvin-Natradini ka qene ne postin e kryebashkiakut te Tiranes.
Ne fillimet e pluralizmit, mbase dhe disa vite me vone, veprimet nostalgjike te lidereve socialiste, mund te justifikoheshin disi per shkak te mendesive te se shkuares qe ata mbartnin, por jo sot kur PS eshte anetare e strukturave te se majtes evropiane. C'kuptim do te kishte integrimi evropian i Partise Socialiste pa integrimin perendimor te shoqerise shqiptare?! Ne keto kushte nuk kane aspak vlere thirrjet apo deklaratat e tij politike per Brukselin ne kuadrin e pershpejtimit te procedurave integruese te vendit tone me BE-ne. Ky eshte nje xhest formal per sa kohe Rama ka zgjedhur protestat dhe bojkotin parlamentar. Edhe koleget e majte evropian ia kane bere shpesh kete verejtje, duke e keshilluar te respektoje institucionet dhe shtetin ligjor ne Shqiperi, qofte edhe persa i perket kerkeses se tij per "hapjen e kutive". Ne kete rast sugjerojne ata, pervec Gjykates Kushtetuese, opozita t'i drejtohet per te marre nje opinion keshillues edhe Komisionit te Venecias. Por, jo, nuk ju degjoje, thote Rama, do t'i hap me protestat kutite, do ta rrezoje me protesta qeverine... Sepse, sipas tij, Partia Socialiste nuk e ka ne traditen e saj marrjen e pushtetit me vote te lire, por me force. Pra, Rama e kerkon pushtetin jo me rruge parlamentare por me rruge revolucionare. Keqperdorim me te madh te nje force politike se sa ky nuk mund te kete. Ne nje fare menyre kjo eshte fyerje per shumicen e anetaresise socialiste qe kerkojne te mos ua kujtosh drejtperdrejte apo indirekt te kaluaren.
Mbi bazen e ketij mentaliteti, Edvin Rama mendon se, ne 30 prill, ne 65 vjetorin e vdekjes se Stalinit, "...do ta ngul flamurin ne catine e qeverise" (!?) Po a duhet marre seriozisht Edvin Rama ne deklaratat dhe kercenimet qe bene sa nga nje qytet ne tjetrin gjate diteve te shkuara te muajit prill? Problemi eshte se kreu i PS-se ka prirjen t'i shnderroje gezimet ne hidherime, pa iu dridhur fare qerpiku i syrit kur kjo i sherben pushtetit te tij personal. Konkretisht shqiptaret ndodhen tashme duke festuar e gezuar per disa arritje historike qe u jane ofruar keto 4-5 vitet e fundit lidhur me integrimin euro-atlantik te tyre. Tashme ata ndodhen ne hapat e fundit te ketij rrugetimi, gati biblik, por Edvin Rama kerkon qe t'i ndal e kthej prapa per shkak te karrieres se tij politike. Bazuar ne ato qe bene e deklaron, duket se qellimi i kreut te PS-se nuk eshte thjesht berja e oponences, per te cilen, politika, ekonomia, shoqeria, reformat, kane realisht nevoje, por krijimi i kaosit te pergjithshem. Ai se bashku me "cunat e tjere te bllokut" po inkurajojne rebelimin deri ne "mosbindje civile". Normalisht, duke pare prejardhjen biologjike dhe ideologjike, por edhe veprimtarine e tyre politike te deritanishme, asgje s'duhet nenvleftesuar, pavaresisht se shume sjellje e veprime te kujtojne anekdotat e Nastradinit, me te cilat argetohemi e gajasemi kur i degjojme. Kesisoj, ngutjen e tij per te ikur "lakuriq" nga "Forumi i Medias", organizuar ne kuadrin e veprimtarive per "Sezonin e madh te eventeve" ne Shqiperi, nuk mund ta justifikojme me me pergjigjen qe Nastradini u dha fshatareve te Sivrihisaritse: "nga deshira e madhe qe kisha per te ardhur se me shpejt tek ju, harrova te vishja rrobat"...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›