E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat ankohen për kreditë e këqija: Nuk marrim dot kolateralin

Në një forum me bankat e Shqipërisë, organizuar ditën e sotme, është ngritur shqetësimi nga ana e banke për pamundësinë e marrjes së kolateralit në rastin e kredive të këqija. Ministri i Financave, i pranishëm në këtë takim, tha se qeveria premton ligje të reja për të siguruar që bankat të marrin kontroll të shpejtë mbi këto asete, në mënyrë që kreditë e këqija të mos ndikojnë në planet e tyre për të dhënë kredi, thuhet në një raport të Reuters. Bankat thonë se procesi i marrjes së aseteve është i komplikuar. Mes probleme është mungesa e informacioneve nga zyra e regjistrimit të pasurive dhe mungesa e koordinimit mes autoriteteve. Deri më tani gjykatat kanë hapur rrugën për bankat për të rimarrë 143 milion euro asete për shkak të kredive të këqija. Përqindja e këtyre kredive ka arritur në 14.42, më e larta e dekadës së fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›