Kryeministri Berisha fton Ramën për bashkëpunim
12/07/2011 PD mbështet PS për Venecien
“Ftoj kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama, në interesin e tij më të mirë, por dhe të vendit, sigurisht, që të fillojmë sa më shpejt reformën zgjedhore. Ky sistem funksionoi. Ky sistem kapërceu me sukses një nga provat më të vështira për çdo vend të zhvilluar, siç është gara kaq e ngushtë, por ky sistem mund të përsoset më tej dhe kemi rekomandime për të shqyrtuar”, - ishte thirrja që i drejtoi dje kryeministri Sali Berisha kryetarit të PS-së Edi Rama lidhur me ecurinë e mëtejshme të reformave në vend, e kryesisht asaj zgjedhore. Gjatë fjalës së mbajtur dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së kreu i mazhorancës u ndal veçanërisht te procesi zgjedhor, duke marrë në një analizë të shkurtër si rezultatin që mori koalicioni i djathtë, ashtu dhe vendimmarrjet e institucioneve të ngarkuara me ligj për certifikimin e zgjedhjeve në vend dhe shqyrtimin e ankesave mbi të. Njëkohësisht në këtë analizë kryeministri Berisha nuk harroi të falënderonte qytetarët, strukturat e partisë së drejtuar prej tij, por dhe anëtarët e KQZ-së dhe ato të Kolegjit Zgjedhor. Nga ana tjetër Berisha u ndal dhe në iniciativën e PS-së. “Është bërë fjalë se Partia Socialiste do t’i drejtohet Komisionit të Venecies. E përgëzoj dhe e garantoj që Partia Demokratike dhe koalicioni ynë është i gatshëm që së bashku me ta të kërkojë mbështetjen e Komisionit të Venecias, sikundër dhe mbështetjen e OSBE–ODIHR-it. Kjo është e kuptueshme. Këto dy institucione kanë ekspertizën më të mirë. Këto dy institucione, për dijeninë tuaj, kanë një marrëveshje, kanë një memorandum bashkëpunimi në doktrinën elektorale. Ndaj dhe është një rast që të bëjmë hapin bashkërisht”, - u shpreh kryeministri Berisha. Po kështu ai ftoi Ramën që të shqyrtojnë bashkërisht ligjet me 3/5, që presin votimin, pasi PD-ja mirëpret çdo amendament që PS-ja do të paraqesë.