E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Euroja forcohet ndaj lekut, bie dollari

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedha vendase lek, forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 93,45 lekë ose 0,08 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar pozitat me 0,02 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,35 lekëve.

Në pozita të forta në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 117,86 lekë ose 0,18 lekë më shumë, ndërsa  franga zvicerane krahasuar me ditën e martë, u ngjit me 0,36 lekë dhe këmbehet me 105,96 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 93.45 -0.08
Euro EUR 98.35 +0.02
Poundi britanik GBP 117.86 +0.18
Franga zvicerane CHF 105.96 +0.36
Jeni japonez (100) JPY 61.73 +0.92
Dollari australian AUD 60.59 -0.08
Dollari kanadez CAD 66.52 +0.14
Korona suedeze SEK 8.55 +0.02
Korona norvegjeze NOK 8.43 +0.02
Korona daneze DKK 13.19 0.00
SDR SDR 122.58 +0.04
Ari (OZ 1) XAU 247501.39 +1,363.40
Argjendi (OZ 1) XAG 2844.62 -2.50
Juani kinez (onshore) CNY 12.89 -0.01
Juani kinez (offshore) CNH 12.88 0.00
Lira turke TRY 2.70 0.00

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›