Bankat do të vazhdojnë kreditimin
Parametrat e sistemit bankar shqiptar garantojnë plotësisht një rritje të kredisë, edhe me ritme më të shpejta se në vitin 2009. Sipas drejtor i departamentit të Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Indrit Banka, mësohet se bankat duhet të vazhdojnë të kreditojnë, me kujdes, por pa mohuar atë mbështetje që i mundëson pjesës së shëndetshme të ekonomisë zhvillimin
dhe rritjen; atë mbështetje pa të cilën pasojat do të rëndonin edhe në vetë rezultatin e bankave. Sipas tij, rreziku i kredisë për sistemin bankar shqiptar është mëse i kontrolluar, më mirë se në vendet e rajonit dhe bankat kanë një nivel të lartë kapitalizimi, si barrierë ndaj çdo rreziku. Përfaqësuesi i bankës tha se, pavarësisht nga luhatjet e kursit të këmbimit, projeksionet e Bankës së Shqipërisë tregojnë që edhe në rastet më ekstreme bankat mund të përballojnë çdo lloj goditje nga zhvlerësimi i lekut.