Bursat evropiane, në progres
optimiste edhe lidhur me tregun e punës dhe deklaroi se inflacioni ka të ngjarë të mbetet i kontrolluar. Ajo i la në nivelin nga 0 në 0,25 për qind normat ditore ndërbankare të interesit. Indeksi panevropian FTSE urofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,3 përqind. Bankat ishin mes atyre që fituan mirë sot në bursa. Banka më e madhe italiane Unicredit fitoi 3,8 përqind, pasi theu parashikimet për fitimet neto të vitit 2009 dhe iu rikthye shpërndarjes së dividenteve në para kesh për aksionerët e vet. Banco Santander, Barclays, BNP Paribas dhe Deutsche Bank u rritën nga 0,4 në 0,9 për qind. Edhe aksionet minerare ishin të kërkuara në tregje. Çmimi i bakrit u rrit 1,1 për qind më lart, ndërkohë që dollari mbeti në kuotat të ulëta njëmujore, pas vendimeve të fundit të Rezervës Federale. Anglo American, Antofagasta, BHP Billington, ENR, Rio Tinto dhe Xstrata u rritën nga 0,5 në 1,5 për qind.