Bildt, apel Prishtinës zyrtare: Mbështesni protokollin
Shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, vendi i të cilit kryeson BE-në, I ka bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës që të mbështesin nënshkrimin e marrëveshjes mes EULEX-it dhe Serbisë, duke vlerësuar se kjo është në interesin afatgjatë të Kosovës. Prandaj sipas Bild, BE pret që autoritetet e Prishtinës të mbështesin marrëveshjen e cila ka si qëllim përmirësimin e kontrollit dhe të sigurisë në territorin e Kosovës.