Thaçi: Kosova mbështetet nga SHBA-ja e BE-ja
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë një vizite që zhvilloi në komunën e Kaçanikut në fundjavë, ka thënë se Kosova e ka si kurrë ndonjëherë më pare përkrahjen nga ana e Ëashingtonit dhe Bashkimit Europian. Ai ka lavdëruar qeverisjen e tij, duke thënë se falë kësaj qeverisjeje, autoritetet e BE-së pranojnë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës progresin në Kosovë. "Tashmë do të punojmë fuqishëm në implementimin e udhërrëfyesit europian për integrime euro-atlantike. Kemi përkrahjen si kurrë ndonjëherë më parë të Ëashingtonit dhe Bashkimit Europian. Do të jemi të pakompromis në luftimin e dukurive negative korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe sundimin e ligjit në Republikës e Kosovës", ka thënë Thaçi. Ai shtoi se kështu do të jenë edhe në rifunksionalizimin e pikave doganore në veri të Mitrovicës. Edhe atje ndryshimet pozitive po ndodhin", ka thënë Thaçi, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e përurimit të një rruge. "Udhërrëfyesin Europian", tha kryeministri, "do ta pranojmë në vjeshtë". Dhe, kjo sipas tij, është një ndryshim epokal që po ndodhë për Kosovën. "Kosova është vend rekord që vetëm për një vit e gjysmë të pavarësisë ka arritur që me qeverisjen e mirë, të ketë mirëkuptimin nga autoritet e BE-së, nga autoritetet e Brukselit që të pranojnë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës progresin në Kosovë. "Ky udhërrëfyes është meritë e institucioneve të Republikës së Kosovës, është meritë e orientimit properëndimor të qytetarëve të Kosovës", tha ai.