Bankat greke zaptojnë tregun bankar në Shqipëri

Po Shqipëria a do të preket nga kriza? Kjo është pyetja që na shqetëson të gjithëve, por qeveria nga ana tjetër na mban me shpresë se ekonomia jonë është stabile dhe se bankat në vend janë të qëndrueshme.
Ajo që vlen të theksohet është që në Shqipëri, shumica e aseteve të bankave janë me kapital grekë, ndërsa bankat me kapital shqiptarë zënë një pjesë të papërfillshme në sektorin bankar. Sipas të dhënave të Unionit të Bankave në vendin tonë, filialet e bankave greke që veprojnë në Shqipëri gjatë vitit 2010, kontrollonin 24,4% të vlerës së totalit të elementeve aktive të tregut bankar (1.7 miliardë Euro) dhe 20,6% të totalit të vlerës së depozitave.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit të shkuar, 29% të vlerës së përgjithshme të depozitave bankare kontrolloheshin nga banka austriake Raiffeisen Bank, 16.5 % nga banka, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), 13.5% nga bankat italiane, 8% nga dy banka shqiptare, 5% nga banka franceze Societe Generale dhe 4% nga banka gjermane ProCredit Bank.
Bankat greke në Shqipëri
Bankat greke në Shqipëri janë: Alpha Bank (48 degë), filiali i Bankës së Pireut, Tirana Bank, (49 degë). Gjatë vitit 2010 kjo bankë vuri ne funksionim edhe tre agjenci të reja, Banka Kombëtare Greke (5 degë). Rrjeti i kësaj banke përbëhet nga 25 agjenci dhe Banka Emporiki (që i përket francezes Credit Agricole), ka 13 degë dhe 11 agjenci.
Gjatë 2010 kjo bankë shtoi aktivitetin e saj me 3 degë dhe 1 agjenci. Sektori bankar në Shqipëri mori zhvillim në tre vitet e fundit. jë faktor për përmirësimin e autoritetit të tij, përbën vendimi i Bankës Qendrore Shqiptare për të rivendosur nivelin e normës së interesit bazë në kufijtë e marsit të 2011, d.m.th, në 5% nga 5.25% që ishte në fuqi me 4 tetor të këtij viti. /S.Ll/Start/
2011-10-27 14:55