Greqise i falet nje pjese e borxheve

Sipas marreveshjes bankat duhet te heqin dore vullnetarisht nga gjysma e pretendimeve te tyre financiare. Falja e pjesshme kap shumen e 100 miliarde eurove te obligacioneve shteterore greke te papaguara u shpreh presidenti francez Nicolas Sarkozy. Nga kjo shume 30 miliarde euro do ti marre persiper sektori publik. Deri ne vitin 2014 Greqise do ti vihen ne dispozicon deri ne 100 miliarde euro kredi. Qellimi eshte ulja e deficitit ne 120 te prodhimit te brendshem bruto deri ne vitin 2020.
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha Mendoj se ajo qe njerezit prisnin me shume me e veshtira ishte natyrisht udjia per aspektet teknike lidhur me perfshirjen e sektorit privat per ceshtjen e Greqise.
Bildunterschrift Angela Merkel dhe Nicolas
Per tu siguruar nga pasojat e faljes se borxheve per Greqine dhe turbulencave te tjera ne tregjet financiare bankat evropiane do te rrisin kuoten baze te kapitalit ne 9. Gjithashtu u vendis qe te rritet efektiviteti i fondit evropian te shpetimit permes instrumentave financiare deri ne 1 bilione euro.
Kryeministri i Luksemburgut dhe shef i eurogrupit u tregua i kenaqur. Jam i kenaqur me rezultatin e pergjithshem nuk jam gjithmone dhe e them kur nuk jam i kenaqur. Kemi marre vendime te rendesishme sepse kemi siguruar qe te rritet ne menyre te konsiderueshme pjesemarrja e kreditoreve private per Greqine.
Samiti pershendeti gjithashtu vullnetin e Italise per te vepruar energjikisht kunder krizes se borxheve. Vendimet e kryeministrit italian Silvio Berlusconi duhet tanime te vihen ne veprim tha presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy.
Autor Lindita Arapi
Redaktoi Aida Cama