E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat në shënjestër të protestuesve grekë

Athinë - Kryeministri grek Kostas Karamanlis është detyruar të kërkojë ndihmë teknike nga ekspertët ndërkombëtare për të përballuar frymën e protestave në vend pas vënies në shënjestër të bankave dhe kompanive telefonike. Protestat kryesisht të rinisë greke janë kthyer tashmë në një shqetësim për qeverinë vendase.

Dje në mëngjes duke u gdhirë në disa zona të Athinës, bankat kanë qenë në shënjestër të dhunës dhe bombave artizanale.. Në këto sulme anarshistët u kanë venë zjarr edhe disa bankave, ku më parë kanë thyer xhamat.
Edhe këtë radhë policia nuk ka mundur të ndalojë zemërimin e të rinjve të revoltuar, të cilët tashmë kanë nisur të veprojnë si të duan nëpër rrugët e qyteteve greke.

Shpëtim Zinxhirija, Start, Athinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›