PS: Berisha “s’dëgjon”
Tiranë -Sali Berisha gjithnjë ka refuzuar të dëgjojë këshillat e Brukselit. Atij i mbetet shumë pak kohë tani që ta bëjë këtë gjë, dhe aq më pak të përkthejë shqetësimet dhe sinjalet që vijnë BE në vepra konkrete-theksoi sot për mediat, deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade. Sipas saj, Berisha, për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian, të ardhur për proceset e integrimit, duhet të t’ju garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo zvarritje të procesit për pajisjen e votuesve me kartat e identitetit.
“Është e qartë që në këto katër vjet Sali Berisha ka privatizuar arritjet e gjithë shoqërisë shqiptare dhe për fat të keq procesin e integrimit në BE, jo vetëm që nuk e ka avancuar, por ai vetë është kthyer në element frenues”-theksoi Dade.
Deputetja socialiste, kjo maxhorancë nuk e shpëtojnë dot nga dështimi i sigurt as bluzat e fëmijëve “Unë në NATO”, as çjerrjet e dëshpëruara të zotit Berisha për t’i mbushur mendjen shqiptarëve për sukseset e qeverisë së tij.