E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vdekur dhe një i plagosur nga një stuhi

Athinë - Në një kohë kur mbarë Greqia festonte me madhështi 188 vjetorin e pavarsisë nga otomanët turq, një stuhi në veri të Greqisë u ka marrë jetën dy njerëzve. Një orë ishte e mjaftueshme që stuhia të bënte kërdinë në dëme të mëdha të pallogaritëshme, duke marrë përpara ç’të gjente në Nea Manolas, ku ka shkulur pemë dhe rrëzuar kolona elektrike. Dy viktimat kanë qenë duke udhëtuar me makinë teksa era e fortë i përplasi së bashku me makinën në një rrethim me kangjella. Dy te vdekurit dhe i plagosuri janë me kombësi bullgare dhe po udhëtonin në rrugën e vjetër Patron-Pirgo.

Ndryshimi i klimës dhe ngrohja globale ka bërë qe stuhite të jenë sa më të shpeshta dhe të zakonshme, duke mos lënë kohë për marrjen masave të nevojshme në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Në mbarë rruzullin tokësor, në dhjetëvjeçarin e fundit ato janë shtuar në maksimum.

Shpëtim Zinxhirija, Start, Athinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›