E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Grate, vote kunder opozites bllokuese Rozeta Rapushi

Ne vitet e fundit nje numer i madh institucionesh drejtohen nga grate, si asnjehere me Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh dje e bindur se grate se bashku me femijet e tyre do te votojne ne 23 qershor maxhorancen ne pushtet, duke i thene “jo”, opozites qe bllokoi votimin e tre ligjeve per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. “Une e di se ne zgjedhjet e ardhshme shumica e grave, bashke me femijet e tyre do votojne per Kryeministrin Sali Berisha. Jam e sigurt se nenat nuk ia falin atij qe e quan veten rilindes, “rilindesit Edvin”, qe duke bllokuar votimin e tre ligjeve la vendin pa status, i hoqi Shqiperise miliona euro, i hoqi femijeve studente bursa te panumerta”, - u shpreh Topalli. Sipas asaj, nenat jane te parat qe prekin ndryshimin dhe ato nuk lejojne kthimin pas. “Gruaja shikon vetem perpara. Nenat e jo vetem ato, do votojne per nje Shqiperi te zhvilluar, per nje Shqiperi evropiane. Ato e dine me mire se kushdo se Kryeministri yne e mban fjalen, se ai nuk ndalet, se ai e do kombin, se ai ia del per te cuar perpara vendin tone te dashur, atdheun tone te shtrenjte, Shqiperine tone te bukur”, - theksoi Kryetarja e Kuvendit. Me rastin e 8 marsit, ajo tha se mazhoranca nderon mesuesen e pare, shkrimtaren e pare, biznesmenen e pare, kengetaren e pare, artisten e pare, mjeken e pare, sportisten e pare. “Ne nderojme gruan, qe u ngrit ne emer te lirise, ne perulemi para nenave qe edukuan brezin e studenteve te Dhjetorit. Nenat, qe linden burra te cilet u ngriten, dhe bene te lire kete vend. Qe nga ajo kohe ne kemi bere nje rruge te gjate. Gruaja ka ndryshuar. Ne kemi ndryshuar. Jeta jone ka ndryshuar, Shqiperia ka ndryshuar. Ajo cfare gruaja ka bere edhe ne keto dy dekada, tregon se ajo nuk dorezohet kurre; ajo nuk resht kurre se luftuari per ate qe ajo beson. Dhe mbi te gjitha ajo beson tek jeta, tek dashuria, tek e drejta, tek liria. Liria dhe perkushtimi i saj gjithe pasion i ka dhene asaj me shume dinjitet, e ka bere me te sigurte, me konkurruese, me te suksesshme ne cdo fushe”, - vleresoi Topalli. Sipas saj, mazhoranca do te ndihmoje cdo grua, qe te degjohet zeri i saj, do te mbeshtese cdo vajze ne drejtimin qe do marre pergjate rrugetimit te saj, duke siguruar se ajo do te beje cdo gje, per te mbeshtetur grate.

QENDRIMI

“Une e di se ne zgjedhjet e ardhshme shumica e grave, bashke me femijet e tyre do votojne per Kryeministrin Sali Berisha. Jam e sigurte se nenat nuk ia falin, atij qe e quan veten rilindes, “rilindesit Edvin”, qe duke bllokuar votimin e tre ligjeve la vendin pa status, i hoqi Shqiperise miliona euro, i hoqi femijeve studente bursa te panumerta”, - u shpreh dje, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›