KLD shpall datat e testimit ne Gjykaten Administrative
Keshilli i Larte i Drejtesise, i thirrur nga Presidenti Bujar Nishani, vendosi dje datat 25-26 mars te ketij viti si ditet kur do te zhvillohet konkursi per emerimin e gjyqtareve te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare dhe te Apelit. Po dje u mor vendimi edhe per shkarkimin e gjyqtarit Xheladin Karkini, i Gjykates se Rrethit Elbasan, per akuzen “shkelje te etikes”, pasi u perfshi ne nje perleshje ne zyre me avokatin e nje dosjeje dhe njekohesisht kishte ankesa te shumta nga qytetaret per vendimet qe merrte.
Anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise dhane mesazhin se publikimi i pyetjeve te testimit ne faqen zyrtare te KLD-se, duhet te behet ne menyre qe procesi te jete transparent dhe i besueshem. “Kam deklaruar here te tjera dhe ndihem shume mire sepse kam marre te njejtin qendrim dhe impakt nga anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise, qe procesi i mbeshtetjes dhe i gjykimit te karrieres se gjyqtareve tane, te behet ne nje baze transparente, ligjore dhe te merituar. Eshte plotesisht ne te drejten e cdo gjyqtari te synoje karrieren e tij profesionale. Por Keshilli i Larte i Drejtesise dhe une si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise jemi te vendosur jo vetem per te realizuar nje proces transparent, nje proces teresisht te bazuar mbi kriteret ligjore, por nje proces, i cili dominohet nga meritat e cdo gjyqtari te Republikes. Ky Keshill ka shansin e madh per ta konsoliduar kete proces”, tha Nishani ne fjalen e tij. Po dje u miratua propozimi i inspektimit te te gjitha gjykatave per menyren e hedhjes se shortit per trupat gjykuese.
Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli i Larte i Drejtesise vendosi shkarkimin e gjyqtarit te Shkalles se Pare ne Elbasan, Xheladin Karkini, nen argumentin se ka shkelur etiken e gjyqtarit. Gjate shqyrtimit te rastit ne fjale Presidenti i Republikes dhe anetaret e Keshillit e konsideruan te papranueshme ekzistencen e rasteve te tilla, ku vete gjyqtaret behen pengese ne dhenien e drejtesise per qytetaret. Mesohet se shkak i konfliktit eshte bere nje tension i momentit, ne lidhje me orarin e seances gjyqesore te radhes, mes gjyqtarit Karkini e avokatit Bujar Dyrmishi, qe perfundoi ne konfrontim fizik. Shkarkimi i gjyqtarit Xheladin Karkini, eshte rasti i dyte ne nje hark kohor prej tre muajsh, pas shkarkimit te gjyqtarit te Gjykates se Rrethit Durres, Neritan Tabaku, ne mbledhjen plenare te dates 7 dhjetor 2012, per shkak te pafajesise qe i dha Ilir Xhakjas per nje vrasje duke mos zbardhur as vendimin, ndersa i dyshuari me pas vrau edhe komisarin e Shijakut.