Tepelenë, kapen 10 klandestinë të huaj, hynë në Shqipëri nga Greqia
TEPELENE - Dhjetë shtetas të huaj janë kapur sot nga policia e Gjirokastrës pasi kishin hyrë klandestin nga Greqia.
Operacion Atintrafik i zhvilluar nga Sektori kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë qarku Gjirokastër, u shtri në aksin Sofratik-Subash të Tepelenës, ku u bllokuan 10 shtetas të huaj, 5 sirianë dhe 5 marokenë.
Sipas policisë, ata udhëtonin të ndarë: 5 sirianët u kapën te kthesa e Sofratikës, ndërsa 5 marokenët në hyrje të Tepelenës.
Ndërkaq, janë shpallur në kërkim dy trafikantët nga Tepelena, të cilët dyshohet se i shoqëronin në distancë me qëllim shmangien e policisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)