E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat pergatiten per daljen e dhrahmise

Institutet bankare ndërkombëtare po përgatitin skenarët për të operuar me monedhën e re të Greqisë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa banka nuk e kanë hequr nga sistemi i tyre Dhrahminë, pavarësisht përshtatjes së sitemit me monedhën euro një dekadë më parë. Bankat duket se janë të gatshme të fillojnë tregtinë e tyre në dhrahmi në rast se problemet me borxhin do të detyrojnë vendin që të kthehet te monedha kombëtare.

Sipas ekspertëve bankar të Uall Street-it, planifikimi sipas skenës është bërë që në vitin 2009 kur kriza e borxheve sovrane goditi Greqinë. Ata shprehen se “Shumë firma, veçanërisht në Europë, por edhe në SHBA, e kanë shqyrtuar këtë variant prej një kohe të gjatë. Për ekspertët nuk është një gje e re nëse ajo del nga Eurozona. Realisht bankat kanë pasur një plan rezervë nëse kjo gjë do të ndodhë. Pavarësisht vullnetit dhë dëshirës që liderët europianë apo edhe një pjesë e atyre grekë kanë shprehur që Greqia duhet të qëndrojë në monedhën e përbashëkt, situata aktuale politike dhe rrymat anti europiane që u shfaqën pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit kanë hedhur dyshime mbi të ardhmen e këtij vendi në Eurozonë.

Sipas Reuters, analistë të Nomurës, shprehen se platformat e tregtimit të monedhës mund të bëhen gati me shpejtësi. Varet nga ajo se kur saktësisht mund të ndodhë një dalje nga euro. Po cfarë do të ndodhte nëse dhrahmia del në qarkullim? Problemi mund të jetë më i madh për bankat e eurozonës, të cilat do të kenë nevojë për kash për individët dhe bizneset që kanë aktivitet në Greqi. Ata do të përballen me problemin se çfarë kursi këmbimi duhet të përdorin, në varësi të ligjeve që Athina mund të hartojë për të tregtuar monedhën e saj.
Në rast se Greqia mund të vendos një kurs këmbimi psh një euro për një dhrahmi, kjo mund të shkaktojë humbje të mëdha për bankat e huaja, për shkak se një normë e tillë nuk mund të mbahet nga tregjet. Kontrollet e lëvizjeve të kapitalit mund të jenë një problem i madh për bankat me hua në Greqi, duke e bërë potencialisht ilegale për kompanitë që të ripaguajnë borxhet në euro.

Edhe në rast se kjo nuk do të ishte ilegale, kompanitë mund të mos jenë në gjendje të paguajnë kreditorët e huaj për shkak se cash-i i tyre do të konvertohej në dhrahmi, një monedhë që mund të humbë vlerë me shpejtësi për shkak të gjendjes së mjeruar të ekonomisë greke. Kjo nga ana e vet mund ta bëjë të vështirë për çdo huadhënës që të marrë paratë mbrapsht, çfarëdolloj kontrate që ai mund të ketë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›